E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pakistan/ Teleferiku i bllokuar mbi 270 m në ajër bashkë me 8 fëmijë e të rritur

Autoritetet e Pakistanit punuan të martën (22 gusht) për të shpëtuar gjashtë fëmijë dhe dy të rritur të bllokuar brenda një teleferiku të varur rreth 275 metra mbi tokë.

Pas disa orëve ndërhyrje me dy helikopterë ushtrie, shërbimet e shpëtimit arritën të nxjerrin fëmijët e parë nga mjeti.

Pasagjerët kishin marrë teleferikun për të shkuar në shkollë në provincën malore të Batagramit, në veriperëndim të Pakistanit, kur njëri nga dy kabllot e mjetit u këput rreth orës 7 të mëngjesit me kohën lokale.

“Shpëtimi i personave është e pamundur të kryhet pa helikopter dhe kemi mobilizuar zyrtarët më me përvojë në rastet e shpëtimit që operacioni të shkojë pa probleme,” tha një zyrtar, sipas citimit nga CNN.

Teleferiku në këtë zonë shërben për të lidhur dy komunitete të rajonit.

Kryeministri i Pakistanit, Anwar-ul-Haq Kakar, urdhëroi gjatë ditës që të gjithë “teleferikët e pamirëmbajtur” të mbyllen menjëherë.

Shumë fëmijë, që jetojnë në zona të thella dhe malore të provincës pakistaneze, përdorin teleferikët për të shkuar e për t’u kthyer nga shkolla, por raportohet se kontrolli i mjeteve nuk kryhet rregullisht. /CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›