E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zjarret në Greqi/ Gjenden trupat e pajetë të 18 personave në një pyll

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku në një zonë pyjore në Avadas, në veri të vendit janë gjetur trupat e pajetë të 18 personave, teksa zjarret kanë përfshirë zonën prej disa ditësh.

Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërsa sipas mediave greke dyshohet se ata ishin emigrantë. Në vendngjarje kanë shkuar një mjek dhe grup hetimor.

Në Avadas, autoritetet i kanë dërguar mesazhe evakuimi banorëve, për shkak se zjarret kanë përfshirë edhe zona të banuara./ Protothema

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›