E Diel, 1 Nëntor 2026

Palestina do të kërkojë anëtarësimin në OKB

Presidenti palestinez, Mahmoud Abass, ka njoftuar se më 27 shtator, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të kërkojë pranimin e Palestinës si shtet anëtar.

Për t’u miratuar, rezoluta duhet të votohet nga më shumë se gjysma e 193 vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Abass shprehur disa herë synimin e tij për t’iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme, pasi hoqi dorë për shkak të vetos amerikane në Këshillin e Sigurisë.

Njoftimi i Abassit vjen në një periudhë kur tendosjet në Rripin e Gazës janë ngritur për shkak të sulmeve nga të dyja anët e kufirit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›