Pakistan, avionët amerikanë godasin një banesë
Vjenë -Të paktën dy raketa, të cilat besohet se janë lëshuar nga avionë amerikanë të telekomanduar, goditën sot një shtëpi në një rajon pakistanez, zonë që njihet si një parajsë e qetë për militantët e al-Kaedës, deklaruan sot burime zyrtare të shërbimeve sekrete. Nuk ka njoftime për viktima apo të plagosur nga sulmi që ndodhi në afërsi të qytezës Sarorogha, në zonën fisnore të Uaziristanit të Jugut, rajon që ndodhet përgjatë kufirit me Afganistanin, theksuan burimet e shërbimeve sekrete.