E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takime në Përmet

Përmet -Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është ndalur në qytetin e Përmetit dhe të Gjirokastrës në turin e takimeve me “Vullnetarët për Ndryshim”. Rama theksoi se zgjedhjet e 28 qershorit, janë historike për fatet e gjithë shqiptareve dhe shqiptarëve. Kreu socialist ka premtuar se pas ardhjes në pushtet të së majtës, bujqit dhe fermerët do të marrin çertifikatat e pronësisë, sipas ligjit nr. 7501.

“Nuk çuditem aspak që sa herë unë them se ne do t’u japim të gjithë bujqve e fermerëve certifikatën e pronësisë mbi tokën bujqësore, mbi bazën e ligjit 7501, cinikët e Ministrisë së Bujqësisë dalin me vrap për të thënë se kjo punë qenka e mbaruar. Ne do të shkruajmë bashkë me bujqit e fermerët shqiptarë, të majtë e të djathtë, të bashkuar për të ardhmen e familjeve të tyre e të atdheut tonë të përbashkët, një faqe të re në historinë e fshatit shqiptar, duke i dhënë jetë një aleance historike me çdo qytetar që jeton në fshat”-tha Rama.

Sipas Ramës, “ndryshimi që i duhet Shqipërisë dhe që duan të gjithë njerëzit si ju, nuk mund të vijë duke parë lartë se çdo të bëjnë ata që prej 18 vjetësh bëjnë të njëjtën gjë, por duke parë njëri tjetrin si njerëz që duam të njëjtat gjëra dhe duke u bashkuar me njëri- tjetrin për një politikë të re, që mendon e punon për zgjedhësit, e jo për të zgjedhurit, për një politikë të re që nuk jeton me akuza e fyerje në kutinë e televizorit e në faqet e gazetave, por me problemet e ëndrrat e njerëzve në mbarë Shqipërinë, për një politikë të që lidh fjalët me veprat.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›