E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Marrëdhëniet me Spanjën, nivele të reja

Gjatë takimit Kryetarja Topalli vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve tona mesdhetare janë të mira, por ato duhet të njohin nivele të reja më të larta bashkëpunimi.

Duke bërë një prezantim të shkurtër të zhvillimeve në vend Kryetarja e Kuvendit tha se "Shqipëria është tashmë në një stad të ri, anëtare e NATO-s, ndërsa ka paraqitur kërkesën për statusin e vendit kandidat në BE. Vendi sapo ka dalë nga zgjedhjet parlamentare, të cilat janë çertifikuar nga raportet ndërkombëtare me vlerësimet mirë dhe shumë mirë në 93 % të qendrave të votimit".

Kryetarja e Kuvendit, pasi informoi delegacionin spanjoll për arritjet në katër vitet e kaluara, u ndal në rolin dhe punën e parlamentit. "Parlamenti është arena e debatit ku bëhen kompromise e negociata dhe në mandatin e kaluar ne kemi arritur konsensuse të mëdha", u shpreh ajo. Përfaqësuesit e delegacionit spanjoll shprehën interesin e tyre për të gjitha zhvillimet pozitive në Shqipëri, duke siguruar  gatishmërinë për mbështetje dhe shkëmbim të përvojës, pasi Spanja, ashtu si dhe Shqipëria, ka kaluar një periudhë të vështirë tranzicioni.

Duke u ndalur në çështjen e liberalizimit të vizave, përfaqësuesit e delegacionit spanjoll thanë se njohin historinë e vështirë të izolimit të Shqipërisë dhe përpjekjet për liberalizimin e vizave. Ata konfirmuan mbështetjen e plotë për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›