E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO:Serbët të përfshihen në FSK

Gjatë mbledhjes në Krakov të Polonisë, ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s u kanë bërë thirrje etnisë serbe, që të përfshihen në Forcën e Sigurisë së Kosovës"Aleatët janë të kënaqur me mënyrën me të cilën KFOR-i është duke zbatuar detyrat e reja"-deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, teksa ka shfaqur shpresën që serbët e Kosovës do të përfshihen në numër më të madh në FSK. Sipas sekretarit Scheffer, ministrat e mbrojtjes janë të kënaqur me faktin se situata në Kosovë ka mbetur e qetë përkundër një ambienti të ndërlikuar politik. "Aleatët kanë shfaqur kënaqësi me mënyrën si bashkëpunojnë aleatët e ndryshëm ndërkombëtar në terren - kjo natyrisht ka të bëjë me bashkëpunimin e KFOR-it dhe Misionit EULEX"-ka vijuar shefi i NATO-s.
Gjithashtu në qendër të diskutimeve Krakow, kanë qenë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku është zhvilluar takim me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kroacisë, dy vendet të cilat tashmë kanë marrë ftesën për tu anëtarësuar në aleancë. Scheffer tha të enjten në mbrëmje se Maqedonia nuk është përmendur gjatë takimeve. "NATO nuk njeh se çfarë është vetoja, ne operojmë me konsensusin, dhe fatkeqësisht në samitin e Bukureshtit, ky konsensus, për Maqedoninë nuk u arrit" - tha ai duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari maqedonas. NATO shpreson se konflikti i emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, që është dhe arsyeja pse nuk është arritur ende asnjë konsensus, do të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe Scheffer premtoi se ndërkohë NATO do të mbajë bashkëpunim të ngushtë me Shkupin përmes plan veprimit të anëtarësimit të NATO-s "NATO nuk ka dhe nuk dëshirën të ketë një rol direk në konfliktin e emrit" paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›