Republika Maldiveve njohin pavarësinë e Kosovës
Prishtinë - Shtetin e Kosovës e ka njohur edhe Republika e Maldiveve. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maldiveve, Dr. Ahmed Shaheed ia ka dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, një letër ku i bën të njohur vendimin e vendit të tij. “Është nder i imi t’ju njoftoj se pas shqyrtimit me kujdes të rrethanave të veçanta në Kosovë dhe duke marrë parasysh numrin e madh të shteteve, të cilat kanë njohur Republikën e Kosovës, Republika e Maldiveve e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”-thuhet në letrën e ardhur ministrit kosovar. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.