E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan ceremoni mortore per 24 ushtaret e vrare nga NATO

Të dielën u zhvilluan ceremonitë mortore për 24 ushtarët e vrarë në Pakistan të shtunën nga NATO.

Komisioneri i Lartë i Pakistanit në Britani, Uajid Shamsul Hasan, shprehu zemërimin e tij rreth sulmit ajror.

Pakistani iu kundërpërgjigj sulmit ajror me mbylljen e të gjitha linjave të furnizimit të NATO-s, të cilat kalojnë përmes territorit të vendit për të shkuar në Afganistan dhe i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të largohen nga një bazë ajrore në provincën jugperëndimore Baluchistan brenda 15 ditëve.

Zemërimi i pakistanezëve shkoi deri aty, sa ata protestuan kundër Aleancës.

Kryeministri i Pakistanit, Yousuf Raza Gilani, ushtarakë të lartë dhe udhëheqësit e qeverisë thanë dje se qeveria pakistaneze “do të rishikojë të gjitha programet, aktivitetet dhe aranzhimet bashkëpunuese me Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe ISAF-in”.

Ata bënë thirrje për “veprim të fuqishme dhe urgjente” kundër atyre që janë përgjegjës për incidentin vdekjeprurës.

Shtetet e Bashkuara thonë se ky rajon i Pakistanit është një vendstrehim për forcat e talebanëve, të cilët kanë luftuar për 10 vjet kundër trupave amerikane në Afganistan.

Në sulmin e ndodhur në veripërëndim të Pakistanit u plagosën edhe 14 civilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›