E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasesi i Tuluzes policia nis hetimet

Policia franceze ka nisur hetimet per menyren se si nje kanal televiziv mundi te transmetoje pjese te bisedes mes vrasesit islamik Mohamed merah dhe policise.
Dialogu, i regjistruar gjate rrethimit ne tuluz, gjate se ciles vdiq merah, u transmetua nga televizioni TF1 te dielen.
Te afermit e merah, kane shprehur zemerimin per faktin se biseda eshte transmetuar ne television, thone avokatet e familjes. Mohamed Merah 23 vjec vuri ne panic gjithe francen pasi atentetit qe kreu ne muajin mars, ku vrau 3 ushtare dhe 4 hebrenj ne 2 sulme ne ndryshme. Ai u qellua per vdekje nga policia pasi nje rrethimi qe zgjari 32 ore ne apartamenttin e tij ne qytetin jugperendimor te Tuluzes. Ministry I brendshem francez Manuel Valls denoi vendimin e televizionit TF1 per te transmetuar pjese nga negociatat mes merah dhe policise, duke thene se nje veprim I tille tregon mungese te respektit per te afermit e viktimes.
Babai i Mohamed Merah, pak kohe me pare nisi zyrtarisht një padi për “vrasjen e paligjshme” të djalit të tij.
Një avokat i Mohamed Benalel Merah, me banim në Algjeri, u shpreh se padia i është drejtuar atyre që dhanë urdhërin për të qëlluar në sferat më të larta të policisë.
Sipas tij, Merah nuk përbënte më një kërcënim në momentin kur u vra nga policia, prandaj forcat e rendit janë përgjegjëse për përdorim të tepruar dhune, që shkaktoi edhe vdekjen e islamistit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›