E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje me armë në Tiranë, bastiset dyqani

Tiranë-Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur sot në Tiranë. Në një rrugë mjaft të frekuentuar siç është ajo e Spitalit Ushtarak në Laprakë, dy persona të armatosur kanë vjedhur një dyqan buzë rrugës. Ata kanë mundur të marrin nën kërcënimin e armëve, para dhe disa karta telefoni.

Policia u informuar për grabitjen rreth orës 20.00, kur dy personat ishin larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Dyqani i vogël, kinkaleri, gjendej fare pranë Spitalit Ushtarak në kryeqytet. Mësohet se grabitësit kanë kërcënuar shitësin, duke i kërkuar paratë që kishte në arkë. Gjithashtu ato kanë mundur të marrin edhe karta telefoni me vlerë 1000 lekë secila që gjendeshin të ekspozuara në vitrinë.

Forcat e policisë gjenden aktualisht në vendngjarje, duke punuar për zbardhjen e ngjarjes. Spitali Ushatark, ku ndodhi vjedhja dhe Komisariati i Policisë Nr.4 në Laprakë ndodhen vetëm 1 km larg njëri-tjetrit.  Në rrugën kryesore Laprakës, lagje në periferi të Tiranës, ka gjithnjë lëvizje njerëzish dhe automjetesh pasi aty ndodhet një nga qendrat më të mëdha spitalore në vend. Aktualisht rruga është e pa ndriçuar për shkak të rikonstruksionit dhe zgjerimit të këtij aksi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›