Pakistan, përplaset një avion me 127 persona
Një aeroplan me 127 persona në bord është përplasur afër një zone rezidenciale në aeroportin ndërkombëtar të Islamabad në Pakistan. Aeroplani po fluturonte nga Karachi në Islamabad dhe është përplasur për shkak të motit të keq pasi në këtë zonë kishte stuhi shiu.
Nga raportet e para mësohet se aeroplani është Boeing 737 dhe kishte në bord 118 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 9 personash.
Përplasja ka ndodhur në momentin që piloti po kryente manovrën e fundit për ulje.
Një zyrtar i policisë bën me dije se pas përplasjes avioni është përfshirë nga fjakët dhe është shkatërruar plotësisht. /F.S/