E Diel, 1 Nëntor 2026

Takim me Metën, Nano nis negociatat për garën presidenciale

Ilir Meta - Fatos Nano

Fatos Nano ka nisur publikisht negociatat me partitë parlamentare lidhur me kandidaturën e tij për President të Republikës. Takimin e parë për këtë çështje Nano e ka nisur me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrimit, Ilir Meta.

Takimi i tyre është tet-a-tet dhe po zhvillohet në hotel “Rogner”.

Nano dhe Meta kanë qenë për shumë vite dy prej figurave kryesore të Partisë Socialiste. Marrëdhënia e tyre u krisën në vitin 2004, kur Meta krijojë fraksionin nga PS-së që më pas u quajt LSI. Ndërsa afrimi i tyre nisi para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, ku Nano ishte pjesë e një tryeze të thirrur nga Meta. /F.S/

(vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›