E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gana terhiqet nga koalicioni per B.Fildishte

Presidenti i Ganës bëri të ditur gjatë mesditës së sotme se nuk e konsideron si një mundësi reale ndërhyrjen në Bregun e Fildishtë për largimin e presidentit të jashtëligjshëm Gbagbo.

Deklarata vjen si një goditje e rëndë për shpresat e komunitetit afrikan për një ndërhyrje panafrikane, që do të vendoste në pushtet Alassane Ouattara-n, sidomos duke patur parasysh se Gana duhet të ishte një prej vendeve me peshën më të madhe në këtë koalicion.

”Unë personalisht nuk mendoj se një ndërhyrje ushtarake do të ishte në gjendje të zgjidhte problemet në Bregun e Fildishtë”, deklaroi presidenti Mills për agjensinë e lajmeve “Reuters”. ”Gana nuk është e gatshme të marrë njërin krah apo tjetrin. Ne mbështesim çdo qeveri”.

Fituesi i zgjedhjeve, Ouattara, mbetet nën mbrojtjen e 10 mijë trupave paqeruajtëse, në një hotel në kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, Abixhan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›