E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, refuzohet ankesa e kryeministrit

Gjykata Supreme e Pakistanit ka refuzuar ankesën e kryeministrit, Yousaf Raza Gillani, ndaj akuzave për mospërfillje të gjykatës, ndërsa ky vendin nënkupton se sipas të gjitha gjasave, Gillani do të akuzohet.

Kryeministri Gillani mund të dënohet me 6 muaj burg nëse shpallet fajtor si dhe do t`i ndalohet shërbimit në poste publike.

Më 2 shkurt, kjo gjykatë ka urdhëruar Gillanin që të paraqitet para saj më 13 shkurt, për ballafaqim me akuza për mospërfillje, që rrjedhin nga refuzimin e qeverisë së tij për të kërkuar nga Zvicra, rihapjen e hetimeve për korrupsion kundër presidentit pakistanez, Asif Ali Zardari.

Qeveria e Pakistanit argumenton se Zardari është i mbrojtur nga imuniteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›