Takimi Obama-Monti: Italia, në rrugën e duhur

Presidenti Barak Obama ka siguruar kryeministrin italian Mario Monti se SHBA-ja do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të ndihmuar në stabilizimin e gjendjes në eurozonë. Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me kreun e qeverisë italiane, Obama para gazetarëve theksoi se është e rëndësishme që Europa të disponojë nga mbrojta e qëndrueshme financiare për t`u përballur me problemet debitore në eurozonë.
Presidenti amerikan lëvdoi të ftuarin e tij për përpjekjet në vendosjen e stabilitetit fiskal në Itali dhe për përforcimin e besimit drejt vendit të tregjeve europiane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë besim të plotë tek rikuperimi i ekonomisë italiane dhe shndërrimi i saj në një faktor stabiliteti në Europë” tha Obama.
Sipas analistëve, Mario Monti me vizitën në SHBA dëshiron të paraqesë prioritetet e veta ekonomike dhe në këtë mënyrë të tërheqë investitorë, me qëllim që të ulet debiti italian prej 2,5 bilionë dollarësh. Më herët Kryeministri italian, Mario Monti tha se nuk pranon të pajtohet me idenë se kriza e borxhit grek ekspozoi dobësinë e euros si monedhë dhe i bëri thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar të tregohet zemërbutë me shtetin Helen në diskutime.
“Vetëm kështu, tha Monti gjatë fjalimit në Institutin Peterson për Ekonomi në Shtetet e Bashkuara, do të arrihet të shmanget një shpërthim i vërtetë ekonomik”,duke dashur të mbrojë greqinë. Apeli i drejtuar FMN-së për të ndihmuar Greqinë i referohej dhe faktit që në këtë mënyrë, fondi do të ndihmojë në parandalimin e një ngërci ekonomik edhe më të rëndë se ky aktuali.
“Sipas arsyetimit tim, shumë prej nesh në Europë, përfshi vendet anëtare që janë tradicionalisht në anën e maturisë dhe disiplinës, besojnë se ky është momenti kur duhet kthyer faqe e kur duhet asgjësuar rreziku i një shpërthimi të madh”, shtoi Monti.