E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krerët e Greqisë bien dakord për paketën e kursimeve

Kryeministri Lukas Papademos, mbrëmjen e së mërkurës ka mbajtur tetë orë bisedime me liderin e Pasokut, Laosit dhe Demokracisë së re, në përpjekje për të arritur një marrëveshje por pa rezultat.

Lajmi për arritjen e marrëveshjes së shumëpritur tanimë jepet nga zyrtarët vendas pak para fillimit të takimit të ministrave të Financave të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Para se të shpallej marrëveshja, sindikatat kanë shpallur grevë të përgjithshme 48-orëshe në shenjë proteste kundër masave të kursimit.

Greqia po përpiqet të negociojë me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për dorëzaninë e dytë prej 130 miliardë eurosh, pa të cilat falimentimi i vendit është i pashmangshëm./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-09 16:53
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›