Pakistan, rrëmbehet një diplomat iranian
Islamabad (start)-Diplomati iranian Hashmatullah Atharzadeh është rrëmbyer sot në veriperëndim të Pakistanit. Rrëmbyesit e panjohur, pasi morën peng diplomatin, vranë truprojën e tij, bëri të ditur policia. Një oficer policie, bëri të ditur se Atharzadeh kishte dalë nga shtëpia e tij për të shkuar në konsullatë, kur disa persona të panjohur ndaluan makinën e tij. ''Sulmuesit ndaluan makinën e diplomatit dhe pasi vranë truprojën e tij, rrëmbyen me forcë Hashmatullah Atharzadehun'', shtoi ai.