Tajvan, ish-presidenti i arrestuar futet në grevë urie
Taipei (start)-Ish-presidenti i Tajvanit, Chen Shui-bian i arrestuar pasi akuzohet për korrupsion, ka zgjedhur grevën e urisë për të protestuar ndaj vendimit që është marrë për të. Ish-presidenti, pretendon se akuzat e hedhura në drejtim të tij janë të motivuara politikisht, bëri të ditur avokati mbrojtës ''Chen e nisi grevën e urisë dje, ditën që u arrestua'', u shpreh avokati Cheng Wen para gazetarëve.
Arrestimi i tij mund të shkaktojë tensione politike në Tajvan, vend me demokraci të fortë ku partia e tij Demokrate Progresive (DPP) pro pavarësisë u përjashtua nga zgjedhjet legjislative dhe presidenciale. Në detyrën e mbajtur nga Chen u emërua Ma Ying-jeou, kandidati i i partisë Nacionaliste, i cili ka nisur një fushatë për përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën që kur mori detyrën
Ai u largua nga detyra në maj, pas mbarimit të mandatit dhe mospasjes mundësi për një kandidim tjetër pas tetë vjetësh në atë post, kohë gjatë së cilës ai shpesh ka irrituar Pekinin me qëndrimin e tij pro pavarësisë së Tajvanit.