E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, publikohet video e mbytjes së anijes

Një video është duke qarkulluar në mediat italiane, që tregon pamje nga nata e mbytjes së anijes Kosta Concordia, ku shfaqen anëtarët ekuipazhit që sigurojnë pasagjerët se nuk kishte asgjë për t`u shqetësuar, edhe pse anija kishte filluar të fuste ujë.

Në pamjet amatore, një anëtare e ekuipazhit thotë se “çdo gjë është nën kontroll”, dhe se një problem me gjeneratorin do të rregullohej. Ajo u kërkon pasagjerëve të hyjnë në kabinat e tyre ose të bëjnë një shëtitje.

Anija goditi disa shkëmbinj në brigjet e Italisë me 4.200 njerëz në bord, ku më pas filloi të mbytej. Deri tani 11 viktima janë gjetur ndërsa 21 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Përshtypja e lënë nga regjistrimi është se kapiteni i anijes nuk arriti të jepte një pasqyrim të plotë për situatën e rëndë.

Një anëtar i ekuipazhit është dëgjuar duke thënë se ishte thjesht një “blackout”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›