E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, vritet planifikuesi i jashtëm i operacioneve për Al Kaedën

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se një udhëheqës i Al Kaedës është vrarë gjatë një sulmi me aeroplan pa ekuipazh në Pakistan, në fillim të këtij muaji.

Zyrtarë u kanë thënë agjencive perëndimore të lajmeve se sulmi brenda Pakistanit, më 10 janar, kishte për shënjestër Aslam Avan, i përshkruar si “planifikues i jashtëm i operacioneve” për Al-Kaedën.
 

Zyrtarët e Pakistanit nuk kanë mundur të konfirmojnë se Avan ishte vrarë nga sulmi i aeroplanit pa ekuipazh në provincën kufitare, Vaziristani Verior.
 

Raportohet se ky ishte njëri nga sulmet e para në afro gjashtë javë, pasi forcat e Shteteve të Bashkuara gabimisht vranë 24 trupa pakistaneze.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›