Turqi, protestë për vrasjen e gazetarit armen

Mijëra persona kanë marshuar në Stambolli, në përkujtim të 5-vjetorit të vrasjes së gazetarit turko-armen, Hrant Dink. Ky marshim u bë vetëm një ditë pasi një gjykatë në Turqi e dënoi me burg vetëm njërin prej të akuzuarve për këtë vrasje, ndërsa 19 të tjerë u liruan nga akuza se ishin pjesë e grupit terrorist, që kishte dorë në vrasje, përfshirë edhe liderin e këtij grupi. Avokatët e familjes së të ndjerit Dink thonë se ata janë ankuar në një gjykatë më të lartë.
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, dhe kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, kanë thënë se do të flasin për këtë rast, vetëm pas procesit të apelimit ndërsa Shtetet e Bashkuara thonë se po e ndjekin rastin nga afër.
Mbështetësit e gazetarit të ndjerë thonë se Hrant Dink, është vrarë për shkrimet e tij lidhur me “genocidin” turk të armenëve të krishterë në vitin 1915.