E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja partitë në zgjedhje

Tiranë-Në zgjedhjet parlamentare të qershorit, 31 parti politike kanë shprehur interes për të marrë pjesë në votime. Të paktën, ky është numri që ka mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri të hënën, parti të cilat me sa duket kanë respektuar afatet për regjistrim 60 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Gjatë mbledhjes së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë në shqyrtim dokumentacionin përkatës te paraqitur nga secila forcë, para se ti miratojë ato si subjekte zgjedhore për garën e ardhshme elektorale.

Ndërmjet 31 partive që janë regjistruar tashmë në KQZ bie në sy se 5 prej tyre janë forca që marrin pjesë për herë të parë në një garë elektorale, siç është Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare e Nikollë Lesit, Partia Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës, Partia Socialiste e Vërtetë 91 e Petro Koçit, Partia e të Drejtave të Mohuara - e re, një forcë kjo që u krijuar vetëm para pak ditësh dhe që mbron interesat e komunitetit rom, apo edhe Partia Emigracioni Shqiptar që nga vet emërtimi kuptohet që është një forcë që mbron çështjen e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit.

Tashmë, pas seancës së sotme forcat politike që kanë vendosur që të dalin në zgjedhje si koalicione duhet të dorëzojnë në KQZ një kërkesë tjetër të firmosur nga krerët e partive përkatëse jo më vonë se 45 ditë nga data e zgjedhjeve.

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, Partia Komuniste e Shqipërisë, Partia Aleanca Kombëtare, Partia Konservatore Shqiptare, Partia Demokracia e Re Evropiane, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Partia "Forca Albania", Partia "Lidhja Demokristiane Shqiptare", Partia e Gjelbër, Partia Demokristiane e Shqipërisë, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia e të Drejtave të Mohuara - e re, Partia" Ligj dhe Drejtësi", Partia "Aleanca Demokratike Shqiptare", Partia Ora e Shqipërisë, Partia "Aleanca Për Evropën", Partia Demokratike, Partia "Bashkimi për të Drejtat e Njeriut", Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë, Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë, Partia "Balli Kombëtar", Partia Socialiste e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Lëvizja G99, apo dhe Partia Republikan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›