E Diel, 1 Nëntor 2026

Qindra fierakë të kërkuar nga drejtësi italiane

Vetëm në rrethin e Fierit, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti fqinj të paktën 300 shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, për të cilat ose janë dënuar, ose janë proces gjykimi.

 Deri më tani janë vënë pranga 8 shtetas në këtë Qark, ndërsa arrestimet bëhen edhe në zona të tjera të vendit, ku deri më tani, arrestime ka pasur në Kukës, Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Vepra kriminale më e shpeshta është ajo e trafikut të drogës dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale.

Shqiptarët akuzohen edhe për vrasje, plagosje të rëndë me dashje si dhe grabitje të dhunshme, ngjarje këto të regjistruara nga viti 1997 e këtej.

Kujtojmë se pak ditë më parë u arrestua në Fier, u arrestua Fatmir Kajolli, i cili kërkohej prej 10 vitesh në Itali për trafik droge, ndërsa në Shqipëri jo vetëm që kishte ushtruar veprimtari të shumta në fushën e biznesit, por ishte angazhuar edhe në parti politike, duke qenë për dy mandate rresht këshilltar i Partisë Republikane në Këshillin Bashkiak të Fierit. /Start/

                                                                                             2012-04-22 09:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›