Protesta për rrugën Tiranë- Elbasan, banorët kërkojnë shpronësimin
Tiranë- Ndërtimi i autostradës Tiranë- Elbasan, ka sjellë shqetësim për banorët e komunës Bërzhitë pasi kërkojnë të dëmshpërblehen për tokën ku do të kalojë ky aks.
Mëngjesin e sotëm ata kanë dalë në pjesën ku po kryen punimet dhe kërkojnë shpronësimin e tokës. Sipas tyre toka nuk po vlerësohet me çmimin e tregut, dhe shumë prej tyre nuk trajtohen si pronarë në listat e shtetit.
Çmimi i ofruar nga qeveria është fiktiv dhe ka dalë nga minimumi i çmimit të vërtetë të tokës. Dëmshpërblimet duhet të jepen parapagim ashtu siç e përmban edhe ligji, pa filluar punimet ndërsa punimet po vijojnë pa na ofruar asnjë zgjidhje- thotë një banor.
Ndërsa një tjetër banor shprehet se e gjithë jetesa e tyre varet nga kjo tokë, pasi nuk ka të ardhura të tjera.
Unë 3 dynym e gjysëm tokë kam dhe kam 3 fëmijë dhe me atë ushqehem, shteti e merr me 3 mijë e 200 lek, unë jam invalid dhe pa punë dhe kështu që nukjemi dakort me këtë çmim. Unë bashkë me fëmijët e mi do hap një gropë dhe bashkë me fëmijët e mij do rri këtu deri sat ë plotësohen kërkesat e mia- thotë ai.
Ata kanë bërë thirrje që të plotësohen kërkesat e tyre, pasi në të kundër do të vazhdojnë çdo ditë të protestojnë.