E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, shembet shtëpia ku u vra Bin Laden

ABBOTTABAD - Shembet vila në Abbottabad, ku qëndroi ish-kryeterroristi Osma Bin Laden, para vrasjes nga një komandot amerikane në muajin maj 2011.

Nisur të shtunën nën masa të larta sigurie nga ana e policisë, shembja e ndërtesës tre-katëshe, vendosur në një qytet garnizon në veri të vendit, do të zgjaste të paktën dy ditë pa ndërprerje.

Sipas burimeve të sigurisë pakistaneze dhe amerikane, shefi i Al-Qaeda-s fshihej në këtë ndërtesë që prej pesë vjetësh.
"Ne nuk kemi gjetur asgjë në shtëpi. Çdo gjë ishte marrë nga hetuesit.'', shtoi një zyrtar lokal i sigurisë.

Rreth 500 policë ishin të pranishëm, për të krijuar një kordon sigurie. Ushtarët qëndronin në afërsi të vilës. Rezidenca ndodhej nën kontrollin e forcave të sigurisë që prej sulmit amerikan më 2 maj.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›