Jahjaga: Një ditë do kemi ambasador edhe në Serbi
PRISHTINE - Në një intervistë për Al-Jazeera Balkans, presidentja kosovare Atifete Jahjaga u shpreh e bindur se do të vijë dita kur Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë ambasadorët.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është angazhuar në dialog me Serbinë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të të dyja vendeve, raporton Telegrafi.
Sipas saj, Kosova po punon për të përmbushur kushtet, për ta përmbyllur pavarësinë e mbikëqyrur dhe për të plotësuar kushtet drejt integrimit në Bashkimin Europian.
(er.nu/BalkanWeb)