PS kundër privatizimit të Alpetrol-it: Procesi i shitjes, jo transparent
TIRANE - Opozita ka kritikuar privatizimin e kompanisë së naftës Alpetrol, në mbledhjen e komisionit parlamentar të veprimtarive prodhuese. Përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë ishin të pranishëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve socialistë lidhur me këtë privatizim. Në mungesën e të dhënave të sakta për sektorin e naftës, opozita e ka konsideruar shitjen e Alpetrol-it një proces jo transparent, që krijon hapësira për abuzim dhe korrupsion.
“Sa më e vogël të jetë transparenca, aq më e lartë është shkalla e korrupsionit. Të dyja shkojnë bashkë. Në rast se ne sot marrim një vendim të gabuar, brezat e shqiptarëve do të vuajnë dhe do të paguajnë çmimin me të cilin do të shitet kjo kompani.”- deklaroi Shalsi.
Komisioni parlamentar i veprimtarive prodhuese nuk ka marrë një vendim lidhur me projekt/ligjin për privatizimin e Alpetrolit, duke i dhënë kohë opozitës që të informohet më me detaje edhe në mbledhjen e ardhshme.
Ndërkohë përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë kanë shpjeguar se punonjësit e Alpetrol-it që do të humbasin vendet e punës pas privatizimit do të trajtohen me 1 vit pagë, në bazë të Kodit të Punës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)