Hetimet e SHKB, pezullohen nga puna 5 policë të Rinasit
TIRANE - 10 punonjës policie të Komisariati të Rinasit janë vënë nën hetim, ndërsa 5 prej tyre janë pezulluar nga puna për shkak të hetimeve që po zhvillohen nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.
Këta punonjës policie dyshohen se kanë favorizuar kalimin drejt vendeve të Shengenit të personave të cilët kanë pasur probleme të mëparshme në vendet europiane, si dhe kanë shkelur afatet e qëndrimit, sipas marrëveshjes së liberalizimit të vizave.
Burime të Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se shkak për hetimet e nisura janë bërë ankesat e mbërritura nga vendet Shengenit për të paktën 15 persona, të cilët kanë mbërritur në këto vende nga Aeroporti i Rinasit.
Hetimet paraprake kanë zbuluar se deri tani janë të përfshirë 3 përgjegjës turni si dhe 2 kontrollorë të Rinasit, për të cilët që prej ditës së djeshme është marrë masa e pezullimit.
Ndërsa për 5 të tjerët, oficerë të lartë të këtij komisariati, vazhdon hetimi dhe verifikimi i pozicionit të tyre në këto shkelje. Identiteti i punonjësve të policisë nuk behet i ditur deri ne përfundimin e hetimeve nga SHKB-ja.
(er.nu/news24/BalkanWeb)