KE: Në Shqipëri romët të privuar nga e drejta e votës, masa urgjente
Bruksel- Komuniteti rom është më i prapambeturi dhe më i diskriminuari ditët e sotme në kontinentin europian. Kështu mësohet nga raporti i Këshillit të Europës sipas së cilit romët sa i takon punësimit, shkollimit, kushteve të jetesës janë në një gjendje të mjerueshme.
Në raportin e KE-së shkollimi i romëve në Shqipëri është një çështje ende e pazgjidhur. “Në Shqipëri, për shembull, fëmijëve rom u është refuzuar pranimi në shkollë për mungesë të vaksinimit, një çështje që autoritetet thonë se nuk e kanë zgjidhur ende plotësisht. Në Shqipëri, shumë romë jetojnë në zona me shërbime tepër të kufizuara të kujdesit shëndetësor”- tha komisioneri i të drejtave të njeriut, Thomas Hammarberg.
“OSBE raporton se në Shqipëri romët janë shpesh të paregjistruar si banues vendas, sepse ata dështojnë, apo refuzojnë në mënyrë të vazhdueshme, ti nënshtrohen regjistrimit të nevojshëm në gjendjen civile- vijon më tej komisioneri.
Sa i takon të drejtës së votës së komunitetit rom raporti apelon se në Shqipëri romët janë privuar nga e drejta e votimit.
Sipas raporteve, momët në Shqipëri u privuan në mënyrë disproporcionale nga e drejta e votës në vitin 2009, për shkak të pengesave financiare për marrjen e kartës së identitetit dhe nga masat kushtëzuese për regjistrimin e votuesve- shkruan raporti duke nënvizur se i është këshilluar qeverisë shqiptare marrja e masave të menjehershme për zgjidhjen e çështjes së regjistrimit për këtë kategori shoqerore.
Studimi ka analizuar gjendjen e romëve në 47 vendet anëtare të Këshillit të Evropës.
Shkrime të tjera me interes:
- Romët në derë Avokatit të Popullit, shumica nga rrethet Tiranë- Pavarësisht thirrjeve të shumta nga organizma të ndryshme të...
- Ambasadorë, ku kanë shkuar milionat për romët? Tiranë Pasi janë dëbuar sa nga një vend në tjetrin,...
- E drejta e autorit në Shqipëri, ndihmë nga BE- ja Vjedhja e të drejtave të autorit ka qenë një nga...