E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, shkon në 100 numri i viktimave nga ilaçet

Ka shkuar në rreth 100 persona numri i viktimave nga ilaçet e gabuara për zemër në Pakistan. Ndërkohë që raportohet se të tjerë të sëmurë gjenden në spital, në gjendje kritike për jetën. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në qytetin Lahore, të provincës Punxhab.

Një zyrtar i lartë lokal tha se viktimat ishin pacientë të varfër, që kishin marrë ilaçe të lira të prodhimit lokal, për sëmundje të zemrës nga Instituti për Kardiologji në Punxhab (IKP).

Policia ka arrestuar pronarët e tri kompanive farmaceutike të dyshuara për furnizim me barëra.

Doktorët thanë se më shumë se 40 mijë pacientë marrin ilaçe nga IKP-ja, për çdo muaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›