E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Somali,Obama: E urdhërova unë

Presidenti Barak Obama, në një letër dërguar sot Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ka thënë se ka urdhëruar misionin e 24 janarit, për shpëtimin e 32 vjeçares amerikane, Xhesika Bjukenen, dhe 60 vjeçarit danez, Paul Thisted, që ishin rrëmbyer nga piratët në Somali.

Ata ishin rrëmbyer në muajin tetor të vitit të kaluar nga një grup “i lidhur me piratët e Somalisë dhe me financierë”, në këtë vend të varfër afrikan.

Sipas zyrtarëve amerikanë operacioni ishte kryer nga ekipi elit i forcave speciale për operacione, SEAL, i njejti grup që e ka bërë ndërhyrjen në kompleksin pakistanez në maj të vitit 2011, ku u vra dhe Osama bin Laden. Mendohet se gjatë operacionit kundër piratëve somalezë janë vrarë 9 rrëmbyes. Punëtorët humanitarë, Xhesika Bjukenen dhe Paul Thisted, tashmë gjenden në një bazë të Marinës së Shteteve të Bashkuara, në Itali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›