E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oslo ashpërson masat kundër terrorizmit

Norvegjia pritet të shtrëngojë ligjet anti-terrorizëm, bëri të ditur një zëdhënës i ministrisë së Drejtësisë, duke thënë se vendimi është marrë pas mësimit që u nxor nga sulmet e kryera në vitin e kaluar nga Anders Breivik, i cili pat vrarë 77 persona.

Agjencia e lajmeve DPA njofton se qeveria dëshiron ta lehtësojë dënimin e atyre që planifikojnë sulme terroriste dhe atyre që veprojnë të vetëm.

Breivik kishte planifikuar me vite të tëra sulmin e dyfishtë-vendosjen e një bombe në ndërtesën qeveritare dhe vrasjen e dhjetëra të rinjve në një kamp veror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›