E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, sulm në një miting, 5 të vrarë

Pesë persona kanë gjetur vdekjen dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në Pakistan. Sipas mediave ndërkombëtare shpërthimi ka ndodhur gjatë një tubimi politik në Pakistanin veri-lindor.
 

Dyshohet se në qendër në sulmit ishte një ministër i kabinetit nga Partia Liga Myslimane-Q, që do të merrte pjesë në një miting të mbajtur në luginën e Suatit.

Por, ministri pa portofol, Amir Mukam nuk kishte arritur ende në miting, kur ndodhi shpërthimi.
 

Deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë asnjë grup, por policia dhe forcat e sigurisë shpeshherë janë në shënjestër të talibanëve të Pakistanit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›