Aksidenti hekurudhor në Indi, rritet bilanci i viktimave
Shtohet bilanci i viktimave që humbën jetën si pasojë e aksidentit hekurudhor që u regjistrua të dielën në Indi.
Një tren pasagjerësh doli nga shinat e hekurudhës në një zonë në veri të Indisë, 150 km larg qytetit Lucknoë që ndodhet në krahinën e Uttar Pradesh duke shkaktuar dhjetëra viktima.
Të paktën 35 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur është bilanci i deritanishëm i incidentit të rëndë të shkaktuar gjatë përmbysjes së 15 vagonëve të trenit. Bilanci i viktimave është rritur ndjeshëm duke iu referuar shifrave të mëhershme të dhënë nga autoritetet e sistemit hekurudhor të Indisë, kur bëhej fjalë për 10 të vdekur.
Aksidente te tilla janë të sbhpeshta në Indi, si forma e frekuentuar e transportit. Edhe pak ditë më parë, si pasojë e një aksidenti tjetër hekurudhor, humbën jetën 33 persona, si pasojë një përplasjeje të rëndë që ndodhi në veri të vendit, ku u përfshinë një tren dhe një autobus.
Treni ekspers u përplasur me autobusin dhe e ka zvarritur atë për qindra metra. Aksidentetet rrugore dhe hekurudhore janë të shpeshta në Indi, për shkak edhe të infrastrukturës së vjetër dhe mbipopullimit të mjeteve të transportit.