Pakistan, sulm në stacion autobusi, 15 viktima

Autoritetet pakistaneze kanë raportuar se të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në një stacion autobusi, në Peshauar.
Policia thotë se bomba ishte vendosur në një makinë dhe përmbante rreth 40 kg eksploziv.
Nuk është ende e qartë arsyeja e sulmit në njërën nga zonat më të ngarkuara të Peshauarit.
Përgjegjësinë për incidentin nuk e ka pranuar asnjë grup, ndonëse dyshimet hidhen mbi kryengritësit talebanë.
Peshauari ndodhet pranë rajonit fisnor të Pakistanit, që është bastion i talebanëve dhe militantëve të Al Kaidës.