E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kofi Anan, i dërguari special për Sirinë

Ish-sekretari i OKB-së, Kofi Anan, është emëruar emisar special i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu aktual i OKB-së, Ban Ki-Mun, dhe shefi i Ligës Arabe, Nabil Elarabi.

“Anan do të angazhohet për fundin e dhunës dhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut, si dhe për promovimin e një zgjidhjeje paqësore të krizës në Siri”, thuhet në deklaratën e OKB-së.

Siria është përfshirë nga protestat anti-qeveritare që nga marsi i vitit të kaluar. Protestuesit kanë hasur në shtypjen e regjimit, çfarë ka rezultuar me disa mijëra të vrarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›