E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton bisedime konstruktive me ministren e Jashtme pakistaneze

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se ajo dhe ministrja e Jashtme pakistaneze, Hina Rabani Khar, “kanë zhvilluar bisedime konstruktive në lidhje me shqetësimet e përbashkëta”.

Takimi i së enjtes, që zuri vend në kuadër të një konference ndërkombëtare në Londër, vjen në kohën kur marrëdhëniet midis dy aleatëve janë të tensionuara, sidomos pas incidentit të vitit të kaluar, kur nga sulmi i SHBA-së humbën jetën 24 ushtarë pakistanezë.

Ngjarja shkaktoi një rishikim të marrëdhënieve me SHBA-në në Parlamentin e Pakistanit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›