SHBA sanksionon islamistët indonezianë: “Grup i huaj terrorist”

“Grup i huaj terrorist”, kështu i ka shpallur SHBA islamistët e Jemah Anshort Tauhidit .
Departamenti amerikan i Shtetit akuzon grupin në fjalë se planifikon të krijojë një “kalifat islamik” në Indonezi, si dhe për koordinimin e një sërë sulmesh kundër civilëve, policëve dhe personelit ushtarak në shtetin e Azisë Juglindore.
Vendimi i së enjtes ndalon qytetarët dhe bizneset amerikane nga çdo transaksion me grupin.