Vazhdojnë protestat e opozitës në Rusi
Me qindra e mijëra njerëz janë mbledhur tashmë në Moskë dhe në Shën Petërsburg për të marrë pjesë në protestat kundër rezultateve të zgjedhjeve për Dumën shtetërore.
Mediat vendase raportojnë se “mijëra njerëz “kanë mbërritur në Avenynë Saharov, në Moskë ,vendi ku do të zhvillohet protesta.
Aleksandër Riklin nga Lëvizja Solidariteti, deklaroi se tashmë janë mbledhur më shumë se 40 mijë njerëz.
Në anën tjetër, protestat e thirrura nga grupet opozitare kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare janë mbajtur në qytetet e mëdha të pjesës lindore të Rusisë,por,siç raportohet ka pasur një pjesmarrje të ulët në to.