E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, policia vret 25 protestues

Të paktën 25 njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë në Siri, ku mijëra njerëz dolën në protesta. Një pjesë e të vrarëve janë shënuar në provincën jugore Dara, por ka edhe të vrarë pranë kryeqytetit Damask. Bilanci i viktimave nuk është verifikuar, pasi Siria i ka dëbuar gazetarët dhe e ka kufizuar qarkullimin në zonat e trazirave, të cilat vazhdojnë edhe pasi Presidenti Bashar al Asad e nënshkroi heqjen e ligjit të emergjencës, i cili ishte në fuqi prej 48 vjetësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›