Pakistan, sulmi në burg, arratisen afro 400 të burgosur

Një shpërthim në një burg të Pakistanit ka bërë që afro 400 të burgosur të arratisen. Militantët, të armatosur me armë dhe raketa, kanë sulmuar burgun qendror të qytetit Banu.
Burimet zyrtare thonë se militantët kanë bërë përpjekje të lirojnë Adnan Rashidin, i cili është burgosur për shkak të pjesëmarrjes në komplotin për të vrarë ish-presidentin pakistanez, Pervez Musharaf.
Policia bën të ditur se 384 të burgosur janë larguar nga burgu.
Zëdhënësi i talibanëve, Asim Mehsud, i ka thënë Radios Mashaal se grupi i tij është përgjegjës për sulmin.