E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezohet avioni ne Peru 6 te vdekur

Kater turiste britanike dhe dy peruviane kane humbur jeten gjate rrezimit te avionit me te cilin po udhetonin. Ngjarja ka ndodhur ne Naza Lajns 240 milje larg kryeqytetit te Peruse Lima. Policia e vendit identifikoi dy prej turisteve britanike dhe dy pilotet ndersa dy pasagjere te tjere mbeten ende te paidentifikuar. Zyrtaret besojne se rrezimi mund te kete ndodhur nga ndonje shqetesim mekanik dhe se aeroplani eshte rrezuar ndersa pilotet perpiqeshin te benin ulje te detyruar.

Gjeoglifet e lashta peruviane jane vendi me terheqes per turistet ne Peru pas rrenojave te Incan ne Macu Picu. Sajti i trashegimise boterore te UNESKO-s perfshin me mijera vizatime te merimangave majmuneve peshqve qe shtrihen ne qindra metra gjatesi. Te vizatuara rreth vitit 200 para eres sone dhe vitit 700 te eres sone vizatimet e Nazas jane gjigande saqe mund te shikohen pa veshtiresi edhe nga ajri dhe jane me te veshtira per tu vleresuar nga toka. Dhjetera avione me turiste fluturojne cdo dite dhe disa prej tyre jane rrezuar. Nje nga rastet e fundit eshte edhe rrezimi i nje avioni ku humben jeten 3 kiliane dhe kater peruviane i cili u rrezua ne shkurt te ketij viti.

Anisa Braho

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›