Pakistan, talebanët vrasin 10 pengje
Talebanët pakistanë kanë njoftuar sot se kanë vrarë 10 anëtarë të forcave të sigurisë, të cilët i kishin rrëmbyer pesë ditë më parë.
Lajmin e ka konfirmuar një nga krerët politikë në zonat tribale në kufi me Afganistanin, i cili saktëson se kufomat e 10 pengjeve janë gjetur në zonën e Daborit.
Në 5 janar, lëvizja Tehrik-e-Taliban Pakistan kishte njoftuar se kishte vrarë 15 pjesëtarë të Trupave Kufitare.