E Shtunë, 31 Tetor 2026

13 të arrestuar të Sakra Korona Unita

13 persona janë arrestuar nga një operacion i antimafies në Leçe, Itali. Akuza ndaj tyre është për trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope.

Sipas hetuesve, të arrestuarit i përkasin dy grupeve të ndryshme të cilët janë të lidhur me organizatën mafioze Sakra Korona Unita dhe veprojnë në dy krahina; Leçe dhe Brindizi.

Mediet italiane raportojnë se grupi kriminal Sakra Korona Unita është një mafia me degë në Shqipëri dhe San Marino.

Ky operacion ishte koduar me emrin Shtëpia e Kafshëve ndërsa nuk është bërë e ditur nëse ka ndonjë shqiptar mes të arrestuarve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›