Pakistan, të paktën 430 të mbytur

Numri i viktimave të vështrimeve treditore në Pakistan të premten arriti në 430, pasi që shirat mbushën lumenjtë, përmbytën fshatrat dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut.
Televizioni pakistanez shfaqi pamje të trishtueshme të njerëzve që po tentonin të ngjiteshin nëpër gardhe ose objekte tjera përreth përderisa uji po depërtonte mbi kokat e tyre. U panë edhe helikopterët që po tërhiqnin njerëz drejt shpëtimit.
Shirat e pandërprerë monsunike shkatërruan infrastrukturën e dobët në Pakistanin e varfër, ku punonjësit e pajisur dobët të shpëtimit po mundoheshin të arrinin deri te njerëzit e shpërndarë nëpër fshatrat e thella të vendit. Prognozat e motit ishin të ndryshme, disa parashikonin rënie të intensitetit të shirave, e të tjerët intensifikimin e tyre.
Veriperëndimi u gosti më së shumti, ndërkohë që zëdhënësi i këtij rajoni, Mian Iftikhar Hussain, pohoi se këto ishin vërshimet më vrastare dhe më shkatërruese që nga viti 1992, kur vdiqën 408 njerëz.
Autostrada që lidhë Peshawar me kryeqytetin, Islamabad, është mbyllur. Të paktën 60 ura janë shkatërruar, pohoi Hussain.
Në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani, deri të enjten mbrëma janë konfirmuar të paktën 22 të vdekur i tha agjencisë AP kryeministri i rajonit, Sardar Attique Khan.
Ndërkohë, në Luginën Swat, banorët u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre dhe të ecnin nëpër ujë, që në disa rrugë arrinte deri në gjunjë. Kjo, ngase u rrënua një pjesë e ndërtuar e pendës në zonën Charsadda. Sipas OKB, rreth 5,000 shtëpi ndodhen nën ujë në atë zonë. Hussain ndërkaq pohoi se 400,000 njerëz janë shpërngulur nëpër fshatra të ndryshme në veriperëndim të vendit.
"Operacioni i shpëtimit, pjesë e të cilit janë edhe helikopterët, nuk po mund të zhvillohet për shkak të motit të keq, përderisa në dispozicion janë vetëm 48 punonjës shpëtimi”, theksoi ai të enjten.
Banorët më të varfër janë shpeshherë ata që jetojnë nëpër zona që kërcënohen nga vërshimet, sepse s’mund t’ia lejojnë vetes blerjen e ndonjë toke më të sigurt.
OKB deklaroi se edhe provinca pakistaneze Panjab është goditur nga vërshimet. Trupat e pajetë mund të shihen nëpër fermat e të gjithë vendit.
Sipas OKB-së, organizatat humanitare po mundohen që t’i përgjigjen bashkërisht nevojave të popullatës, por shiu, i cili shumë rrugë po i bënë të pakalueshme, po i komplikon përpjekjet për ofrimin e ndihmave. (AP)