Ushtria meksikane vret “togerin” e Guzmanit

Ushtarët meksikanë kanë vrarë të enjten mbrëma, në Guadalajara, bashkëpunëtorin kryesor të udhëheqësit të narko-kartelit dhe të armikut numër një të shtetit, Joaquin Guzman.
Sinaloa Ignasio Nach Coronel është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtarët, në aksionin e bastisjes që po zhvillohej në qytetin e pasur meksikan Guadalajara, në perëndim të vendit, njoftuan mediat meksikane.
Coronel njihej si “Mbreti i Akullt”, për shkak të tregtisë me metamfetamina nga e cila përfitoi miliona dollarë, megjithëse punonte edhe si “toger” kryesor i udhëheqësit Joaquin Guzman–Shorty, që është njeriu më i kërkuar në Meksikë.
Megjithatë, sipas agjencisë Ruters, ekspertët për tregti me drogë tërhoqën vërejtjen se karteli Sinaloa, por edhe të tjerët, janë tejet të sofistikuar deh të organizuar mirë, andaj edhe mund t’ hakmerren.
"Vrasje e Coronel do të ketë efekt të përkohshëm për tregun me metamfetamina, por herët e vonë dikush tjetër do ta zë vendin e tij”, sqaroi Alberto Islas, analist meksikan për siguri.
Mbi 26,000 njerëz janë vrarë në përleshjet e narko-kartelëve meksikanë vetëm në tri vjet e gjysmë.