E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa: Kisha Katolike e lënduar nga mëkatet

Papa Benedikti i 16-të ka deklaruar se Kisha Katolike është e "lënduar" nga mëkatet, që është një referencë e qartë për valën e skandaleve qe ka përfshirë radhët e katolikëve, për shkak të abuzimeve seksuale të priftërinjëve. Nga këto abuzime është goditur rëndë Kisha në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto komente, 83-vjeçari i bëri mbrëmjen e së shtunës pasi mbërrit në Maltë, një vend që konsiderohet me ndjenja të fuqishme katolike. Megjithatë ati i shenjtë refuzoi ti referohej në mënyrë të drejtpërdrejtë abuzimeve seksuale që kanë prekur kishën më të madhe në botë. Ky është udhëtimi i parë i i jashtëm i Papës, që nga koha kur shpërtheu seria e skandaleve të abuzimeve nga kleriket pedofilë. Papa Benedikti XVI ndodhet për një vizitë dyditore në Maltë Kreu i kishës katolike do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për zbarkimin e Shën Palit apostull para 1.950 vjetësh në ishullin mesdhetar. Papa do të vizitojë edhe shpelllën e Shën Palit, ku sipas gojëdhënës apostulli gjeti strehim pas shkatërrimit të anijes. Gjithashtu është planifikuar edhe një meshë nën qiell të hapur në Floriana.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›