E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, shkarkohet zëvendësministri i drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkarkuar nga detyra e zëvendësministrit të ministrisë së drejtësisë, Ramadan Gashin.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministria e Kosovës e cila ka theksuar se shkarkimi i tij është bërë sipas kompetencave kushtetuese dhe ligjore që ka kryeministri.

Gashi shkarkohet nga detyra pasi akuzohet nga Prokuroria e Qarkut të Mitrovicës për shpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte kryetar i Skenderajt. Ai akuzohet se ka dëmtuar buxhetin e komunës dhe ka shpronësuar pronat komunale duke ua dhënë privatëve.

Gashi ditë më parë ishte emëruar zëvendës ministër i Drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›