Debate në Kuvend për zgjedhjen e presidentit

Tre ditë pasi parlamenti votoi me 73 vota të mazhorancës Bujar Nishanin në postin më të lartë të kreut të shtetit shqiptar, mazhoracna dhe opozita ka debatuar në parlament për proceduart e zgjedhjes së tij në këtë post. Deputetët e opozitës deklaruan se me zgjedhjen e një zyrtari të lartë të PD në këtë post vendi ndodhet më larg familjes europiane.
Nga ana tjetër deputetja Mesila Doda hodhi poshtë akuzat e opozitës, ndërsa tha se qëndrimi i opozitës ka qenë bllokues dhe se PS-ja në parlament i kishte të gjitha hapësiat për tu bërë pjesë e procesit.
Bujar Nishani u votua nga mazhoranca parlamentare këtë të hënë në parlament në raundin e katërt për votimin e Presidenitit të Republikës. Gjatë votimit 73 deputetë votuan pro, 1 votoi kundër, 2 fletë ishin të pavlefshme ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.